KATAR 2022/ 'Ç'e dua Botërorin pa Portugalinë!' Surpriza Marok fiton zemrat e tifozëve shqiptarë: Duam ta fitojë

12 Dhjetor 2022, 14:27| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 15:54

  • Share

Surprizat e këtij botërori nuk patën fund. Me largimin e skuadrave të mëdha, pesë herë kampionëve të Brazilit, Portugalisë së Christiano Ronaldos në lotë, apo edhe Gjermanisë që ka bërë historinë, shqiptarët thonë se emocionet e kupës së botës janë shuar.

“Kam bërë tifozllik për Portugalinë, po çfarë të bëjmë tani. Lotët e Ronaldos? S’kemi çfarë bëjmë se futbolli është pak i vështirë. Franca mendoj se do ta fitojë,”-u shpreh një tifoz.

“Humbi Portugalia çfarë ta shoh më unë Botërorin!”-deklaroi një tjetër tifoz.

Megjithatë, ka shumë nga ata që vlerësojnë kualifikimin e merituar të Marokut.

“Ka rraf 3 skuadra europiane dhe ka marrë shumë zemër. Unë jam me Anglinë, por që kur iku … Lozëm mirë, po Franca nivel tjetër se ka lojtarë më të mirë, më me kualitet. Besoj se Maroku do shkojë në finale,”-tha një tifoz.

“Botërori ishte plot surpriza duke parë që Maroku shkoi në gjysmëfinale dhe ishte e papritur. Mendoj se në finale do shkojë Franca me Argjentinën,”-u shpreh një tjetër tifoz.

Botërori për herë të parë në dimër, si të është dukur?

“Po mirë. Pak ftohtë dhe s’ta përcjell atë pozitivitetin si në verë, por në përgjithësi mirë,”-deklaroi një tifoz.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 12/12/2022 16:26

    Posi posi mo,me marokun shqiptaret tani....thjesht çeshtje feje asgje me shume...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?