KATAR 2022/ ‘Botërori No Stop’, golat e ndeshjes Francë-Marok (VIDEO)

15 Dhjetor 2022, 09:29| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 09:45

  • Share

Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. 

Franca i ka dhënë fund përrallës së Marokut në Botëror dhe është kualifikuar në finalen e 18 dhjetorit në Katar. Kampionët në fuqi mposhtën 2-0 afrikanët në gjysmëfinalen tepër të dyluftuar dhe që nuk pati qetësi për asnjë sekond.

Goli që i dha shumë besim francezëve erdhi në minutën e 5 nga Theo Hernandez, ndërsa pavarësisht shumë tentativave Maroku nuk mundi të barazonte.

Në minutën e 79 erdhi edhe goli që vulosi shifrën nga i sapofuturi në fushë Muani. Në fund Maroku përshëndeti Botërorin, por me kokën lart, ndërsa për Francën kjo është finalja e dytë rradhazi. Të dielën ‘gjelat’ dy herë kampion bote do përballen me Argjentinën, që ka po kaq tituj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?