Emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv sjell golat e ndeshjes që u mbajt një natë më parë mes Argjentinës dhe Kroacisë.
Argjentina është kombëtarja e parë që siguron finalen e Botërorit të Katarit dhe këtë e ka bërë duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Kroacinë. ‘Albicelestët’ zhbllokuan me Messi-n, i cili realizoi në pjesën e parë me penallti. Ky episod shpërqendroi ballkanasit të cilët brenda pak minutash pësuan të dytin, por këtë herë me Julian Alvarez.
Ishte sulmuesi i City-t që në pjesën e dytë vulosi rezultatin përfundimtar. Në fund pati festë te amerikano-latinët dhe lot te ballkanasit, që tentuan për herë të dytë radhazi finalen. Nga ana tjetër kjo mund të konsiderohet edhe si mundësia e fundit për Messi-n për të fituar një Botëror.