KATAR 2022/ ‘Botërori No Stop’, golat e ndeshjes Argjentinë-Francë

19 Dhjetor 2022, 07:23| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 07:30

  • Share

Mbrëmjen e së dielës në orën 11:00, emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv transmetoi momentet më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. 

Argjentina është kampionia e re e Botës. Skuadra e Lionel Scalonit fitoi pas penalltive me Francën në finalen e "Lusail Stadium" për Katar 2022. Pas 120 minutave lojë sfida u mbyll mes emocionesh 3-3, ndërsa nga penalltitë Argjentina u tregua më e saktë (4-2). Kështu Argjentina merr trofeun e tretë të Botërorit, teksa dy të parët i ka siguruar në vitet 1978 dhe 1986.

Pas 36 vitesh pritje Lionel Messi me shokë i dhurojnë kombit të tyre trofeun më të rëndësishëm, duke bërë që kapiteni i skuadrës dhe gjithë lojtarët të shënojnë emrin me gërma të arta në histori. Në karrierën e Messit trofeu i Kupës së Botës ishte i vetmi që mungonte, duke bërë që "Pleshti" të realizojë ëndrrën e tij dhe të një kombi të tërë.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?