Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar dy ndeshje, ku Franca dhe Maroku kanë arritur të kualifikohen për gjysmëfinalen.
Franca kampione bote ka avancuar në gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit, pasi ka eliminuar Anglinë. Në turin çerekfinale ‘gjelat’ mposhtën 2-1 ‘tre luanët’, teksa realizuan të parët me Tchouameni-n, ndërsa Kane barazoi përkohësisht.
Gjithsesi Giroud u tregua edhe njëherë vendimtar në minutën e 78, duke vulosur fatet e kësaj finaleje të parakohshme. Padiskutim që i kryeqëzuari i kësaj ndeshje do jetë Kane, i cili gaboi në penalltinë e dytë, që do sillte më pas edhe barazimin e shifrave. Në gjysmëfinale Franca do përballet me Marokun.
Përralla e Marokut vijon në Kupën e Botës. Marokenët janë bërë gjysmëfinalistja e tretë e Botërorit të Katarit, pasi mposhtën në çerekfinale 1-0 Portugalinë e Cristiano Ronaldo-s. CR7 ashtu si me Zvicrën, e nisi këtë ndeshje nga stoli dhe me shumë mundësi ishte e fundit për të në një Botëror.
Në ‘Al Thumama’ të Doha-s vendimtar ishte goli i En Nesyrit në minutën e 42. Sulmuesi i cili aktivizohet me Sevillia-n përfitoi edhe nga një dalje e gabuar e portierit Costa, moment i cili do ta shoqërojë gjatë në karrierë.
Edhe pse Portugalia pati më shumë se 45 minuta për t’I ndryshuar historinë kësaj përballje kjo nuk ndodhi. Madje Maroku shpërdoroi një rast të artë për të mbyllur kualifikimin.