Mount duke takuar mbesën e tij

KATAR 2022/ Botërori i bashkimit, ‘ylli’ i Anglisë takon për herë të parë mbesën 3 vite e gjysmë pas lindjes

26 Nëntor 2022, 14:33| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 14:34

  • Share

Mason Mount takoi për herë të parë mbesën e tij 3 vjeçe e gjysmë pas ndeshjes që Anglia luajti kundër SHBA-së.

‘Ylli’ i kombëtares së ‘Tre Luanëve’ deri më tani ishte penguar nga pandemia, pasi motra e tij që jeton në Australi kishte kufizimet më të mëdha. Ky shtet nuk lejonte udhëtimet dhe sidomos futjen e shtetasve të tjerë.

Mirëpo më në fund pritja mbaroi pas përfundimit të ndeshjes në Katar. Trajneri i Anglisë Garreth Southagte më herët kishte vendosur që pas ndeshjes me SHBA futbollistët të kenë mundësi të takojnë të dashurat e tyre dhe familjarët.

Prandaj dhe Mount me të vërshëllyer arbitri shkoi me vrap në shkallët e stadiumit. “Pas 3 vite e gjysmë pashë vëllanë tim të vogël dhe Poppy takoi dajën e saj Mason për herë të pare. Çfarë dite!"-shkruan motra e futbollistit.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?