Kylian Mbappe dhe Lionel Messi

KATAR 2022/ Argjentinë - Francë në finalen e Botërorit, statistikat dhe përballjet mes dy skuadrave! Dominojnë amerikano-latinët

14 Dhjetor 2022, 22:32| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 22:41

  • Share

Argjentinë - Francë është finalja e Kupës së Botës "Katar 2022". Të diel në orën 16:00 dy skuadrat do kërkojnë të marrin trofeun e lakmuar, teksa "Gjelat" janë kampionë të botës në fuqi. Dy finalistët janë përballur mes tyre 12 herë në histori, me gjashtë fitore që kanë shkuar për Argjentinën, tre për Francën dhe tre ndeshje që kanë përfunduar në barazim. Ndeshja e parë mes tyre daton në Botërorin e Uruguajit, me Argjentinën që ka fituar 1-0 në 1930. Edhe në Kupën e Botës 1978 ishte Argjentina që fitonte 2-1, teksa në "Rusi 2018" në fazën me eliminim direkt Franca fitonte 4-3. Tre ndeshje mes tyre kanë qenë për Kupën e Botës teksa nëntë të tjera miqësore.

Përballjet mes dy skuadrave:

2018 (Kupa e Botës) Francë-Argjentinë 4-3
2009 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-2
2007 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-1
1986 (Miqësore) Francë-Argjentinë 2-0
1978 (Kupa e Botës) Argjentinë-Francë 2-1
1977 (Miqësore) Argjentinë-Francë 0-0
1974 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-1
1972 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-0
1971 (Miqësore) Argjentinë-Francë 2-0
1971 (Miqësore) Argjentinë-Francë 3-4
1965 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-0
1930 (Kupa e Botës) Argjentinë-Francë 1-0

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?