KATAR 2022/ Andrea Marko parashikon në ‘E vëmë me bast’ Francën si fituese të Botërorit, publiku i ndarë

18 Dhjetor 2022, 09:54| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 10:00

  • Share

TIRANË- Sot luhet finalja e madhe e Kupës së Botës. Argjentina dhe Franca do të përballen në ‘Lusail Stadium’ duke nisur nga ora 16:00 në një sfidë nga e cila janë drejtuar sytë dhe vëmendja e mbarë Botës.

Edhe mëngjesin e sotëm si çdo ditë në emisionin “E vëmë me bast” në Report TV u parashikua fituesi I Botërorit. Për specialistin e futbollit Andrea Marko, Franca ka diçka më shumë dhe do të jetë ajo fituesja e “Katar 2022”. Edhe moderator Andi Kapxhiu sheh kampionët në fuqi si favoritë për fitoren ndaj Messit me shokë.

Publiku është i ndarë. Nga 6 telefonatat që mbërritën në studio tre prej telefonuesve parashikonin fitoren e e tretë të Argjentinës e Francës.

Skuadrat janë gati për të dhënë një shfaqje fantastike futbolli.

1671353096_finalprojekt.00232323.Still001.jpg

Parashikimet për finalen Argjentinë-Francë

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?