KATAR 2022/ Albert Karriqi parashikon në “E vëmë me bast” Francën e Marokun si fitues të finaleve, publiku i pavendosur

15 Dhjetor 2022, 09:35| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 10:19

  • Share

Argjentinë-Francë është finalja e Kupës së Botës “Katar 2022”. Të dielën duke nisur nga ora 16:00 luhet akti i fundit i Botërorit në Lusail Stadium.

Në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv profesor doktor Albert Karriqi pasi bën një analizë të detajuar parashikon se Franca do të jetë kampione e Botës. Ai nënvizon se Maroku do të fitojë “finalen e vogël” ndaj Kroacisë.

Nga telefonatat e publikut nuk mund të përcaktosh dot një fituese për finale. Nga 5 komunikime me studion që ishin mëngjesin e sotëm tre prej tyre parashikojnë që Franca fiton Botërorin ndërsa dy thonë Argjentina.

Për ndeshjen e së shtunës që vlen vendin e tretë tre telefonues thonë Kroacia e dy Maroku.

1671093558_finalprojekt.00264204.Still002.jpg

Parashikimi i Albert Karriqit për finalet e Botërorit

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?