Grent Wahl

KATAR 2022/ Akuzat për vrasje, mësohet shkaku i vdekjes së gazetarit amerikan në Kupën e Botës

14 Dhjetor 2022, 22:45| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 22:47

  • Share

Të shtunën e shkuar vdekja e gazetarit amerikan Grent Wahl gjatë raportimit të ndeshjes Argjentinë - Holandë ngriti dyshime për trajtimin e njerëzve në Katar për Kupën e Botës. Fill pas ngjarjes tragjike në "Lusail Stadium" vëllai i 48-vjeçarit ngriti dyshime për vrasjen e tij për shkak se kishte veshur më herët një bluzë të komunitetit LGBT.

Deklarata të tilla u tërhoqën nga vëllai i të ndjerit pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas mjekëve shkaku i vdekjes ishte një problem në zemër dhe konkretisht për “këputjen e një aneurizme të aortës ngjitëse që nuk ishte diagnostikuar dhe që kishte patur rritje të ngadaltë”. Autopsia e kryer në Katar rezultoi në përfundime të njëjta me atë të kryer në SHBA, aty ku trupi mbërriti një ditë më parë kjo edhe pas interesimit direkt nga Shtëpia e Bardhë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?