Walid Regragui

KATAR 2022/ 26 milionë euro në lojë, trajneri i Marokut: Duam medaljen kundër Kroacisë

16 Dhjetor 2022, 13:47
  • Share

Trajneri i Marokut, Walid Regragui foli para ndeshjes kundër Kroacisë që vlen për vendin 3 dhe 4 në Kupën e Botës "Katar 2022". Numri një i afrikanëve kërkon që të tijtë të rikthehen me një medalje në vendlindje, çka do thoshte më shumë ambicie për shtetet nga Afrika. Veç anës psikologjike, Federata e Marokut në Futboll do arkëtonte 26 milionë euro për vendin e tretë. Dueli mes Marokut dhe Kroacisë luhet nesër në 16:00 në "Khalifa International" të Dohas.

“Jemi të zhgënjyer për faktin që nuk mund të luajmë në finalen e madhe, por është një vend i tretë të cilin duhet ta përvetësojmë dhe të ngjitemi në podium për ta mbyllur në mënyrën e duhur turneun. E dimë që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por na duhet vendi i tretë edhe për të përmirësuar renditjen tonë në klasifikimin e FIFA-s.

Lojtarët kanë ende uri dhe do të ishte bukur nëse kthehemi në shtëpi me medalje. Duke fituar ndaj Kroacisë, do të bëjmë që skuadrat afrikane të ëndërrojnë edhe më shumë. Kemi një organikë të mirë dhe kam besim total te futbollistët e mi, kushdo që të aktivizohet do të japë maksimumin në fushë”, u shpreh Regragui.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?