Stërvitja e sotme e Francës

KATAR 2022/ 24 orë përpara finales, Deschamps merr lajmin e mirë për lojtarët te Franca

17 Dhjetor 2022, 17:19
  • Share

Argjentina dhe Franca luajnë nesër në 16:00 për finalen e Kupës së Botës në Katar. Dueli i "Lusail Stadium" pritet me interes në mbarë botën, teksa për trajnerin Didier Deschamps të francezëve ka lehtësim sa i takon gjendjes së futbollistëve. Të gjithë lojtarët e sëmurë dhe të dëmtuar janë rikthyer në stërvije me grupin, duke bërë që tekniku të ketë pesë emra më shumë për formacionin.

Adrien Rabiot, Dayot Upamecano, Kingsley Coman, Raphael Varane dhe Ibrahima Konate janë stërvitur normalisht me grupin këtë pasdite në Katar. Rabiot dhe Upamecano vuanin një dëmtim dhe nuk ishin gati në dy sfidat e shkuara, teksa Coman, Varane dhe Ibrahima vuanin një virus që duket se e kanë lënë pas. Tanimë Franca duket e plotë përpara finales, teksa mungesa do jenë ato të Benzema, Lucas Hernandez dhe Nkunku që u dëmtuan.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?