Kastriotin nuk e kënaq pika me Vllazninë, trajneri: Jo vetëm lojë, tani duhen edhe rezultatet (VIDEO)

Kastrioti është skuadra e Superligës e cila po i hap më shumë punë ekipeve kryesuese. Së fundmi krutanët i morën një barazim në Loro Boriçi Vllaznisë, duke marrë një pikë e cila vlen shumë për objektivin. Për trajnerin Ndreu rezultatet duhet të ishin më të mira, por ai thotë se është shumë i kënqur me lojën.

Ramadan Ndreu, trajneri i Kastrioit: “Pavarësisht se nuk kemi marrë pikët, pasi rezultatet nuk kanë qenë në favorin tonë. Gjithsesi kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira. Jam i kënaqur me lojrat por pikët janë ato që të japin kënaqësinë.”

Barazimi me Vllazninë sipas Ndreut e ka ndihmuar skuadrën nga ana mentale, ndërsa në sfidën e ardhshmë, që është të shtunën kundër Bylisit, pret vetëm fitoren.

Ramadan Ndreu, trajneri i Kastrioit: “Një pikë morali, një pikë që të jep shresa që skuadra po funskionon shumë mirë. Kështu që shpresoj që ndeshjen e ardhshme kundër Bylisit, futbollistët të jenë po me atë ritëm. Duhet ta kuptojnë që është ndeshje shumë e rëndësishme, jo jetike, por shumë e rëndësishme për vazhdimësinë tonë.”

Aktualisht Kastrioti renditet në vendin e 7 me 18 pikë, 5 më shumë se pozicioni i fundit që rrezikon për të rënë nga kategoria.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?