Nga ndeshja e sotme e Kastriotit

Kastrioti siguron Superioren, Korabi komplikon mbijetesën

14 Prill 2018, 19:32| Përditesimi: 15 Prill 2018, 17:12

  • Share

Kategoria e Parë ka dhënë verdiktin edhe për skuadrën e dytë që do të ngjitet në Superiores. Kastrioti ka fituar me rezultatin 3-0 përballë Besëlidhjes, duke kaluar në këtë mënyrë matematikisht në Kategorinë Superiore.

Egnatia ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Erzenit me shifrat 3-1. Tri ndeshjet e mbetura luhen pa qejf, pasi çdo gjë ka mbaruar në këtë grup.

Kastrioti-Besëlidhja 3-0

60′, 85′ Çutra, 65′ Kabiru

Egnatia-Erzeni 3-1

17′, 35’Mile, 37’Nako / 82′ Xhixhua

Në grupin “play-out”, Korabi ka barazuar ndaj Burrelit me shifrat 1-1, duke e bërë të vështirën mbijetesën, ndërkohë që një fitore të rëndësishme ka arritur të marrë Tërbuni ndaj Besës me rezultatin 2-1.

Korabi-Burreli 1-1

84′ Veliaj / 81′ Ivani

Tërbuni-Besa 2-1

13’Prendi, 50′ Saliaj / 66′ Pasha

Në Grupin B, pasi Tirana siguroi kalimin në Superiore,  Bylis ka humbur në shtëpi përballë Apolonisë me rezultatin 1-2, ndërkohë që Tomori ka qenë pushim.

Bylis-Apolonia 1-2

13′ Shoshi/35′ Hysenshahaj, Dimo 65′

Në grupin “play-out”, Iliria ka arritur të fitojë në shtëpi përballë Shkumbinit me rezultatin 2-0, ndërkohë që Turbina ka mundur me shifrat 3-1 Shënkollin. Pushim ka qenë Naftëtari. 

Ilira-Shkumbini 2-0

27′ (p) Berberi, Bardhi 90′

Turbina-Shënkolli 3-1

18′ Cara, 35′, 73′ Çota/ Danaj 76′

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?