Kastriotin s'e frikëson më asgjë, trajneri i krutanëve: Fitoret radhazi nuk ndalen as me Tiranën

21 Prill 2022, 12:03| Përditesimi: 21 Prill 2022, 14:38

  • Share

Kastrioti dukej një nga skuadrat e destinuara për të zbritur këtë sezon nga Superliga, por rezultatet fantastike të javëve të fundit e kanë çuar skuadrën në vendin e 6 të renditjes. Këtë fundjavë kalendari e vë përballë Tiranës, skuadrës që renditet e parë dhe që ka vënë një dorë te titulli kampion.

“Ndeshja e vështirë sepse është një kundërshtar shumë i fortë. Duhet të tregojmë shumë kujdes edhe me kartonat e lojtarëve edhe me problemet e dëmtimeve,”-deklaroi Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

Krutanët kanë 5 fitore radhazi në kampionat, por syri nuk iu druhet as përballë bardhebluve të Orges Shehit. Sipas trajnerit Çela Kastrioti do vijojë serinë e trepikëshave.

“Patjetër që do shkojmë të pretendojmë për rezultat sepse unë e kam thënë që kemi forcën për t’u përballur me çdo lloj kundërshtari,”-tha Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

Kur kanë mbetur edhe 7 javë kampionat Kastrioti renditet në vendin e 6 me 37 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?