Kastrioti feston suksesin

Kastrioti fiton me Bylisin, hapet gara për kreun e Kategorisë së Parë! Krutanët shanse për mbijetesën

21 Shkurt, 16:02| Përditesimi: 21 Shkurt, 16:05

  • Share

Kategoria e Parë zhvilloi këtë të mërkurë ndeshjen e prapambetur për javën e 17-të. Në stadiumin "Redi Maloku" të Fushë-Krujës, Kastrioti fitoi 2-1 kundër Bylisit, duke bërë që gara në këtë kategori të rihapet për kreun dhe zonën e mbijetesës.

Dejvi Kapllani, ky është heroi i Kastriotit që shënoi dy gola në pjesën e dytë, përkatësisht në minutat 50 dhe 77. Xhonatan Lajthia shkurtoi për mallakastriotët në të 79 minutë, por pa mundur që ekipi i Bellait të dalë me pikë nga një transfertë delikate.

Tanimë pas javës së 21-të që u kompletua, Bylis me 51 pikë kryeson renditjen, ndjekur nga AF Elbasani me dy pikë më pak. Nga ana tjetër Kastrioti me 20 pikë ndodhet në zonën e ftohtë, dy pikë larg zonës së mbijetesës.

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?