Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka koncert në Pogradec! Repertori i larmishëm, magji tingujsh për turistët në Odeon

24 Korrik 2022, 17:05| Përditesimi: 24 Korrik 2022, 17:13

  • Share

Premiera absolute e Ardian Trebickës dhe Kastriot Tushës ofroi një mbrëmje të magjishme për qytetarët dhe turistët në Pogradec.Kompozitorja Diana Ziu në rolin e publikut në këtë koncert, vlerësoi këngëtarët dhe repertorin e tyre.

“Po shikoj që kjo atmosfera kaq e bukur krijon romantiken e vet kurse unë e shoh dhe nga ana profesionale. Kam ardhur sepse vërtet janë këngëtarë të mrekullueshëm dhe jam kënaqur”, tha Ziu.

Duartrokitjet ishin shpërblimi më i madh për këngëtarët Trebicka e Tusha, ndërsa të shumtë ishin vizitorët e huaj që shijuan tingujt muzikorë të tyre.

“Pogradeci dita ditës po bëhet një pikë e rëndësishme turistike e Shqipërisë. Ishe në vendin dhe kohën e duhur”, tha Ardian Trebicka.

“Jam shumë i surprizuar jo nga atmosfera e koncertit dhe loja e artistëve, zërit të ngrohtë të Ardian Trebickës por kisha kohë pa ardhur në Pogradec. Atmosferë shumë e bukur. Turista ka plot dhe jam shumë i kënaqur”, tha Kastriot Tusha.

Publiku, pjesë e të cilit ishin grupmosha të ndryshme, vallëzoi përgjatë gjithë kohës me këngët e repertorit të dy artistëve të njohur duke e kthyer Sheshin e Odeonit në një magji tingujsh.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?