Kastrati Group sjell kompaninë ajrore Ryanair në Shqipëri me 17 destinacione! Revolucion me çmime që nisin nga 14.99 €

25 Tetor 2023, 19:58| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 20:43

  • Share

Kastrati Group sjell kompaninë ajrore Ryanair, i cili ka sjellë revolucionin e çmimeve të ulëta në Europë dhe nis fluturime nga Shqipëria nga 31 tetori.

Kjo linjë ajrore konfirmon rekord të rezervimeve të biletave për 17 destinacionet e reja nga Shqipëria. Këtë të mërkurë është firmosur kontrata mes kompanisë ajrore Ryanair dhe kompanisë shqiptare.

CEO i Ryanair thotë se aviacioni do të ketë një rritje të jashtëzakonshme të trafikut dhe turizmit, me bileta që nisin nga 14.99 euro.

“Javën e ardhshme, të martën më 31 Tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve të ofruara janë shitur për muajin e parë të operimeve. Oferta e lartë për sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javore tregojnë kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhëtime me çmime vërtet të ulëta per ardhjen e turisteve në Shqipërisi dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu. si linja ajrore nr.1 ne Evrope.  Jemi krenarë të hapim 17 destinacione të reja për në Tiranë javën e ardhshme dhe jemi të lumtur nga fluksi irezervimeve te kryera ne avance dhe kërkesa që ekziston në Shqipëri dhe anembanë Evropës për fluturimet me çmime të ulta të Ryanair për në dhe nga Tirana.”- u shpreh CEO i kompanisë, Micahel O’leary.

Kërkesat e klientëve janë të shumta dhe kanë ezuauruar 70 % të vendeve të ofruara për muajin e parë të fluturimeve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?