Garry Kasparov

Kasparov: Rusia mund t’i humbë disa territore, nëse s’e fiton luftën në Ukrainë

2 Mars, 08:13| Përditesimi: 2 Mars, 08:16

  • Share

Lideri opozitar rus në mërgim dhe bashkëthemeluesi i Forumit Rusia e Lirë, Garry Kasparov, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) më 1 mars se kufijtë e tanishëm të Rusisë “mund të ndryshojnë”, nëse Moska e humb luftën në Ukrainë, por shtoi se shpërbërja e plotë e Rusisë nuk ka gjasa të ndodhë.

Rajonet të cilat mund të ndahen nga Federata ruse, sipas Kasparov, janë republikat si, Tatarstani, Bashkortostani, Dagestanu dhe Çeçenia, por ai theksoi se nuk beson se gjithçka është e qartë për atë që do të ndodhë pas luftës.

“Në fund të fundit, rol të madh në këtë çështje do të luajnë faktorët ekonomikë. Por, është shumë e rëndësishme sot të mos mbështetet qëndrimi i një Rusi të bashkuar dhe të pandashme”, tha Kasparov.

Ai beson se ndryshimi i “karakterit perandorak” i Rusisë është i nevojshëm për reformimin e këtij vendi.

Ish-kampioni i botës në shah tha se humbjen për Rusinë do të ishin “minimale”, por nënvizoi se “nëse e refuzoni një perandori, atëherë duhet të pajtoheni se disa pjesë të saj mund të hiqen në fund”.

Lidhjet që do ta bënin më të vështirë shpërbërjen e Rusisë, do të ishin kryesisht ato ekonomike, tha ai. Por, nëse disa pjesë të Rusisë shkëputen, atëherë do të bëhej e mundur arritja e marrëveshjeve të reja mes territoreve të Rusisë sipas asaj që do të quhej “konfederatë e lirë”. /REL/ 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lindi: 02/03/2024 08:46

    Koha e perandorive ka perenduar. Perfshirja e Dagestanit, Cecenise etj brenda rusise e beri kete shtet ushtarak qe harxhon fonde per ruajtje teritori dhe një dite nuk do mundet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?