'Kasapi i Bosnjës', Mlladiç apelon sot vendimin me burgim të përjetshëm për genocid e krime kundër njerëzimit

25 Gusht 2020, 13:48| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 13:58

  • Share

Ish komandanti serb në luftën e ish Jugosllavisë Ratko Mlladiç ka qenë sot para Gjykatës Penale Ndërkombëtare e cila në një seancë dyditore do të dëgjojë kërkesën e tij për apelimin e vendimit të vitit 2017 kur ai u dënua me burgim të përjetshëm me akuzën për genocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje në vitet ‘90.

Shqyrtimi I kërkesës ndaj Malladiç është shtyrë disa herë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid por edhe për shkak të situatës shëndetësore së 78-vjecarit, I cilësuar si ‘Kasapi i Bosnjes’

Më herët avokatët e Mlladiç i kanë kërkuar gjykatës që përpara nisjes së procesit, një ekip mjekësor të vlerësonte gjendjen shëndetësore të tij

Ratko Mlladiç do t’i lejohet që të flasë vetëm dhjetë minuta teksa pjesa e trupit gjykues do të jetë pjesëmarrëse në mënyrë virtuale.

Ratko Mlladiç u shpall fajtor nga Gjykata Penale për genocid në masakrën e Srebrenicës e kryer në 1995, ku u vranë më shumë se 7,000 burra dhe djem boshnjakë.

Në fund të luftës në 1995, Mlladiç u fsheh dhe jetoi në Serbi, i mbrojtur nga familja dhe elementët e forcave të sigurisë. Më në fund u gjurmua dhe u arrestua 2011 pas 16 vjetësh në arrati.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?