Foto ilustruese

KAS vendosi që anëtari i 4 i grupeve të numërimit të ndahet me PDIU-në, Partia e Lirisë ankimon vendimin

11 Maj 2023, 16:09| Përditesimi: 11 Maj 2023, 16:21

  • Share

Partia e Lirisë ka ankimuar vendimin e KAS, i cili ditën e djeshme i la në fuqi vendimin e Ilirjan Celibashit për ndarjen e anëtarit të katërt të numërimit mes PDIU-së dhe Partisë së Lirisë.

Një ditë më parë Komisioni i Anikimimit dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet e 14 majit.

Pas këtij vendimi, anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet, gjë të cilët PL e ka ankimuar sërish në Kolegjin Zgjedhor.

Me vendimin e KAS koalicioni Meta-Berisha mbesin pa numërues në gjymën e KZAZ-ve të vendit. Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift.

Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së, ndërsa anëtarin tjetër Meta-Berisha do e ndajnë me PDIU.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?