Rinumërohen 5 kuti për këshilltarë bashkiakë në Pukë, 64 vota të llogaritura për PDIU i përkisnin PR-së! KAS rrëzon kërkesën për 15 kuti të tjera

24 Maj 2023, 14:39| Përditesimi: 24 Maj 2023, 23:09

  • Share

Pesë kuti të fletëve të votimit për këshillin bashkiak në Bashkinë e Pukës janë numëruar gjatë ditës së sotme në seancën e Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. Vendimi u mor nga KAS pas ankimimit të Aleancës Demokristiane me pretendimin se kishte pasur problematikë në ambientet e KZAZ-së gjatë numërimit dhe një keqraportim të procesverbalit. 

Në njërën prej 5 kutive të numëruara rezultoi se 64 vota të cilat ishin përllogaritur për Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet në fakt ishin të Partisë Republikane. 

KAS vendosi që rezultati pas numërimit të 5 kutive të pasqyrohet në tabelën përmbledhëse ndërsa hodhi poshtë kërkesën e Aleancës Demokristiane për rinumërimin e 15 kutive të tjera të votimit për këshillin bashkiak me argumentin se përfaqësuesi ligjor i kësaj partie nuk kishte sjellë provat e nevojshme pavarësisht dyshimeve.  

Ora 19:50
Rinumërimi i 5 kutive të votimit për këshilltarë bashkiakë në Pukë, 64 vota që i përkisnin PR-së ishin përllogaritur në favor të PDIU-së

1684951727_komisioniiankimimevedhesanksioneve.JPG

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Aleancës Demokristiane për hapjen e dhe rinumërimin e 15 kutive të tjera për këshillin bashkiak në Pukë.

Rezultatet e dala pas rinumërimit të 5 prej kutive për këshillin bashkiak në Pukë do pasqyrohen në tabelën përmbledhëse për rezultatin. Ndërsa në njërën prej 5 kutive të numëruara u konstatua që 64 prej votave të cilat ishin llogaritur për PDIU-së i përkisnin Partisë Republikane.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?