Politikë

Kërkoi shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës, KAS rrëzon kërkesën e PD

7 Korrik 2021, 11:45| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 13:50

  • Share

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike, për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

PD argumentoi në kërkesën e saj se Isamilaj nuk mund të qëndrojë në detyrë për shkak se nuk ka integritetin e duhur për të ushtruar funksione publike, pasi nuk reflektoi në formularin e dekriminalizimit dënimin që ka pasur në Greqi me tre vite burg në mungesë për veprën ‘Konflikti dhe Përleshja’. Megjithatë, për KQZ dhe Ilirjan Celibashin, kjo nuk përbënte një vepër penale të rëndë, ku në legjislacionin shqiptar dënohet maksimumi me gjobë, ndaj kryebashkiaku nuk ndodhet në kushtet e ndalimit.

Prokuroria i nisi hetimet vitin e kaluar pas denoncimit të Partisë Demokratike, që pretendonte se Ismailaj ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000. Qerim Ismailaj, i dalë kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 , u akuzua nga PD përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi se ai ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit pasi ka qenë i dënuar në Greqi. Vetë Ismailaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni lidhur me këtë dënim, pasi në të kundërt do e kishte deklaruar sepse nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?