KAS rrëzon kërkesën e ‘Bashkë Fitojmë’ për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në bashkinë e Kamzës

7 Qershor 2023, 12:09| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 12:20

  • Share

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kamëz pas rinumërimit elektronik të 3 qendrave të votimit në seancat e shkuara ku rezultati nuk ndryshoi.

Gjithashtu u rrëzuan edhe kërkesat e tjera ku ankimuesit e Bashkë Fitojmë kërkonin ekspertë të huaj për shqyrtimin e funksionimit të pajisjeve elektronike nga ekspertë të huaj, krahasimi i rezultatit elektronik me atë fizik si dhe hapja e kamerave të sigurisë.

Ditën e djeshme KAS rrëzoi kërkesën e BF për shpalljen e pavlefshme të procesit të votimit në burgun e Rrogozhinës që sipas tyre i ka dhënë fitoren kandidatit të PS, Edison Memolla. ndërsa pas rinumërimit të kutive për bashkinë e Ballshit, u shpall fitues kandidati i PS, duke thelluar edhe më shumë diferencën e rezultatit krahasuar me atë të pas zgjedhjeve të 14 majit të shpallur nga KQZ. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?