KAS nuk pranoi emrin e Berishës në fletën e votimit, Rithemelimi: 4 ‘mercenarët’ e Ramës morën vendimin e turpshëm

20 Prill 2023, 15:05| Përditesimi: 20 Prill 2023, 15:37

  • Share

Rithemelimi ka akuzuar 4 anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve si ‘mercenarë’ të Ramës pasi nuk pranuan të vendosnin emrin e Sali Berishës në fletën e votimit si drejtues i koalicionit të tij me Metën.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se vendimi i marrë nga KAS është absurd ndërsa kërkesa e bërë nga nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari është legjitime.

Ajo tha se vendimi nuk ka qenë aspak logjik dhe se është marrë duke ndjekur urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

“Ilir Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele dhe Ledio Braho, katër mercenarë në oborrin e Ramës me qëllim trembjen e opozitës, kanë marrë një vendim në emër të KAS, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, që turpëron edhe letrën ku është hedhur.

Ata provuan se ata janë vrasës të parimeve themelore të zgjedhjeve të lira.

Ata i janë kthyer me një “Jo” absurde, kërkesës legjitime dhe sovrane të n/Kryetarit të Partisë së Lirisë, z. Endrit Braimllari, në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që drejtues i koalicionit të ishte z. Sali Berisha.

Me urdhër të Edi Ramës, në dhunim të parimeve më themelore kushtetuese e demokratike, u heqin partive opozitare të drejtën për ta zgjedhur. Sipas tyre, atë duhet t’ua caktojë padroni i tyre, Edi Rama.

Arsyeja e vendimit është e qartë, dhe, nuk është as ligjore, as kushtetuese, as logjike dhe as morale. Duke ndjekur urdhrin dhe gjuhën që e përdorin përditë Rama dhe Brava-Alibashët, të tmerruar nga fitorja e opozitës, besojnë se, me një vendim të tillë mund t’i pengojnë ata”-thuhet mes të tjerash në reagimin e Rithemelimit.

Një ditë më parë, KAS vendosi që emri i kryetarit të Partisë së Lirisë të jetë në fletën e votimit ndërsa Kolegji Zgjedhor pritet të japë 'fjalën e fundit'. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 20/04/2023 20:34

    Ik moj bushter e keqe!!te gjatin do mirni berisha dhe meta!!ti dihet e ke mare me koh sharabajge!!

    Përgjigju
  • Tata: 20/04/2023 18:04

    Ore,po akoma se dini qe berisha nuk ka rregjistruar asnje parti ku eshte vete kryetare? Si ta shkruajne ne fletevotim,kryetari kujt? Partise se hajdarit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?