KAS ‘ekspertizë’ nga afër kutisë së çarë të Kurbinit: Nuk numërohet, mund të jetë manipuluar! Dash Shehi kërkoi numërim: Ndryshon rezultatin

29 Maj 2023, 14:29| Përditesimi: 29 Maj 2023, 14:41

  • Share

Ashtu si KQZ, edhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, vendosi të refuzojë kërkesën e Dashamir Shehit, për rinumërimin e një kutie në KZAZ-në numër 15 në Kurbin. Duke sjellë kutinë mbi tryezë, anëtarët e KAS vlerësuan nga vëzhgimi me sy të lirë i saj, se kutia ka një çarje në fund nga e cila mund të jenë future ose hequr fletë votimi, e për pasojë mund të jetë e manipuluar.

Kutia i përket fshatit Shpërdhet në Mamurras, që sipas Aleancës Progresiste LZHK, është e rregullt dhe duhej numëruar pasi mund të ndikonte në rezultatin për këshillin bashkiak të Kurbinit.

Partia Socialiste doli forca e parë edhe në Kurbin, duke siguruar 9 vende në këshillin bashkiak, ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” me 6 vende ne këshill dhe Partia Socialdemokrate me 3 vende. KZAZ-ja nr 15 bëri të ditur se një kuti nuk ishte  numëruar kur shpalli rezulton, për shkak se u dëmtua gjatë transportit nga qendra e votimit për në qendrën e numërimit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?