Donald dhe Melania Trump

Kartolina e fundit nga Shtëpia e Bardhë, Donald dhe MelaniaTrump urojnë Krishtlindjet

19 Dhjetor 2020, 12:12| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 12:14

  • Share

SHBA- Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump kanë publikuar foton e tyre të fundit zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, ku përmes saj kanë uruar “Gëzuar Krishtlindjet” për të gjithë.

Fotoja është publikuar nga të dy, si nga Donald ashtu edhe nga Melania Trump përmes rrjetit të tyre social Twitter.

Ata në foton e publikuar janë kombinuar në veshje ashtu edhe në buzëqeshje, pasi duken mjaft të lumtur së bashku.

“Gëzuar Krishtlindjen nga Presidenti Donald J. Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump”, shkruhet në postimin e tyre.

Fotoja e këtij viti është bërë pranë shkallës së madhe në Shtëpinë e Bardhë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?