Foto ilustruese

Aplikimi online për Karta ID apo Pasaporta Biometrike në e-albania, Rama: Qytetari njoftohet me e-mail për orarin e paraqitjes fizike

11 Maj 2020, 18:22| Përditesimi: 11 Maj 2020, 18:48

  • Share

Karta ID apo Pasaporta Biometrike tashmë merren duke aplikuar online në e-albania. Kryeministri Rama ka publikuar faqen në të cilën qytetarët do të mund të marrin shërbimin e duhur.

Sipas tij, pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar për të ktyer shërbimin.

Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë të vendosura prej COVID-19.

"Sqarim për shumë komente mbi aplikimet për kartë id apo pasaportë. Procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat

Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania 

• Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar

• Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19?, ka shkruar Rama.

Komento

Komente

  • Giti xhari: 24/05/2020 07:34

    Kur fillojne pashaportat duke u bere ne ca date ?

    Përgjigju
  • Hasani: 11/05/2020 19:53

    O Beno mos ka ikur korenti provoje edhe njebere

    Përgjigju
    • Ben: 11/05/2020 21:22

      Pse me, duhet korent e?Sa i zgjut qeke mer Hason.

  • Ben: 11/05/2020 19:07

    E provova per femijen,nuk funksionon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?