‘Ushtari’ i Laert Haxhisë u kap me armë e kartë greke false, Marjus Tafanit iu gjetën edhe tre celularë dhe euro

29 Shtator 2023, 10:05| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 11:49

  • Share

Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, i njohur edhe me emrin Marjus Tafani, i cili zbardhi gjashtë vrasje dhe pesë atentate me tritol të kryera nga banda e Laert Haxhiut, lëvizte me një kartë identiteti greke të falsifikuar.

Report TV ka siguruar fotot e sendeve që i janë sekuestruar Tafanit në momentin e arrestimit në një hotel, ku veç kartës greke, duken edhe një pistoletë me një karikator fishekësh, tre celularë dhe një sasi eurosh dhe çelësat e automjetit.

Kartën greke i riu mendohet se e ka përdorur gjatë lëvizjeve të tij me qëllim që të mos identifikohej për shkak të precedentëve penalë që kishte. Krimi i fundit që ka kryer Marjus Tafani është grabitja e pikës së këmbimit në qershor në zonën e Astirit.

U konsiderua grabitës gjakftohtë kur më 24 qershor, nën kërcënimin e armës, mori me dhunë rreth 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë. Por, Artan Tafani u bë“bingoja” e re e organeve të drejtësisë për shpluhurosjen e ngjarjeve të vjetra kriminale.

Tafani u arrestua në Lushnjë, në vendlindjen e tij, pas ditësh i mbajtur në vëzhgim. Kapja e tij do të rezultonte në një bashkëpunim të shpejt për të rrëfyer disa prej vrasjeve që kanë tronditur vendin në vitet 2018-2021 në Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës. Artan Tafani rrëfeu për zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shpërthimeve me eksploziv, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit  të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policisë, duke fundosur veten dhe anëtarë të tjerë të bandës së Laert Haxhiut, përfshirë edhe këtë të fundit, që çoi në firmosjen e urdhër-arresteve në operacionin “Kurrë mos harro”.

Lajmi ne perditesim..

1695973853_arme.jpeg

Sendet e sekuestruara të Arjan Tafanit
 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?