Drejt Punës

Karriera/ Ana Allani, një kapitene shqiptare në Akademinë Mbretërore

3 Shtator 2021, 17:04| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 17:11

  • Share

Krenarë për karrierën e shqiptareve, edhe në ushtri dhe në trajnimet në Akademitë më prestigjoze siç është ajo e Akademisë Mbretërore. Ambasada Britanike në Tiranë na prezanton me Ana Allanin:

"Unë hapa siparin për të krijuar një vazhdimësi për pjesëmarrjen e grave shqiptare në Akademinë Mbretërore.

Edukimi nuk ka gjini dhe cdo individ duhet të përmbushë qëllimet e veta pavarësisht rrethanave. Cdo vajzë duhet të përpiqet të thyejë barrierat, të përballet me sfidat duke treguar vlerat që ka dhe jo të struket në paragjykimet e shoqërisë." - Kapitene Ana Allani

Në kuadrin e angazhimit tonë për barazi gjinore, po ndajmë disa histori suksesi të disa vajzave dhe grave të talentuara që mbajnë role drejtuese në Ushtri.

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?