Karnavalet, rrugët e Shkodrës për tri ditë me parada, kostume e muzikë! 100-vjetori i Sulejman Pitarkës, ‘Rrethimi i vogël’ tek Arkivi! Filmi ‘Batim’ i Mauro Zaçes tek Piramida!

23 Shkurt, 10:27| Përditesimi: 23 Shkurt, 12:25

  • Share

Më rastin e 100-vjetorit të lindjes së aktorit e dramaturgut Sulejman Pitarka, shfaqet sot në orën 11.00 në Arkivin e Filmit "Rrethimi i vogël" me regji të Saimir Kumbaros. Hyrja është e lirë për publikun.

Nga sot në orën 11.00 për tre ditë radhazi, rrugët e Shkodrës vishen me kostume, muzikë dhe bejte tradicionale për të festuar Karnavalet.

Me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit, mbahet këtë mbrëmje në orën 19.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë  një “Koncert me pjesë nga krijimtaria e Dhora Lekës” me solistët e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura.

Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit mbahet sot deri të dielën në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në ArTurbina.

Vijon të shfaqet edhe këtë mbrëmje në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar komedia “Martesë me kushte” e Dario Fo me regji të Altin Bashës.

Me 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus është e hapur për publikun nga sot deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

Shfaqet sot në orën 17.00 tek "TUMO" pranë Piramidës filmi "Batim" me regji të Mauro Zaçes.

Me rastit e Ditëve të Kujtesës, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë prezanton sot në orën 9.30 pranë Shtëpisë së Evropës librin studimor "Gjyqet ndaj Nomeklaturës së Lartë Komuniste 1993-1996" me vendimet gjyqësore ndaj 35 ish-funksionarëve të lartë.

Në Fakultetin e Shkencave Sociale mbahet sot në orën 10.30 një forum për Osman Kazazin, si emblemë rezistence ndaj regjimit komunist, ku do të shfaqet edhe dokumentari "Sytë e shpirtit".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?