Karnavalet në Gjirokastër, rrugët e kalldrëmta mbushen me fëmijë me kostumeshumëngjyrëshe

26 Mars 2022, 17:37| Përditesimi: 26 Mars 2022, 17:41

  • Share

Për shumë vite karnavalet ishin harruar në Gjirokastër. Por për të dytin vit radhazi, ato janë kthyer një nga festat më të mëdha në qytetin e gurtë

Me kostume shumëngjyrëshe të personazheve të dashur të kukullave dhe tingujt e muzikës, fëmijët i janë gëzuar atmosferës duke parakaluar në rrugët e kalldrëmta të pazarit karakteristik.

“Jam 11 vjeç. Jam veshur sot si Hirushja, pasi më pëlqen shumë. Jam këtu me motrën dhe me shoqet”, shprehet një vajzë.

“Jam 12 vjeç. Kemi dalë sot me shkollën. Më pëlqejnë shumë aktivitetet”, thotë një vajzë tjetër.

E njohur ndryshe si dita e prosopullave kjo festë pagane, organizimet dëshmohen që prej viteve 1900, në kohën e pushtimit turk.

Kostumi tipik ishte ai tradicional i zonës, fustanella labe, dhe personazhet e ndryshme, qofshin edhe ato të grave, interpretoheshin të gjithë nga burra.

Organizimet më të fundit të kësaj feste në Gjirokastër mbahen mend të kenë qenë në vitet ’60.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?