Karnavalet e Santa Cruz: muzikë, alkol dhe 'luftë' me pudër (VIDEO)

12 Mars 2019, 09:57| Përditesimi: 12 Mars 2019, 10:13

  • Share

Santa Cruz, qytet në ishujt Kanarie, prej disa ditësh është “veshur” me ngjyrat e festës së Karnavaleve. Karnavalet e Karaibeve shquhen për kostumet ekzotike, shkollat e samba-s, paradat, festimet dhe muzika. Karnavalet e ishujve Kanarie, e ngrenë siparin në 24 shkurt dhe do të vazhdojë deri më 14 mars.

Festimet thuajse 1 mujore kulmojnë me karnavalet që zhvillohen në qytetin e Santa Cruz, në rrugën Los Indianos. Banorë vendas dhe turistë, të rinj dhe të moshuar, pasi konsumojnë disa gota alkol të miksuar me muzikë, nisin betejën me pudër. Mes harmonisë dhe haresë ata spërkasin njëri tjetrin ndërsa rruga “vishet” me pluhurin e bardhë.

Kjo traditë festive e ka fillesën në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kohë kur në portin e qytetit zbarkonin anijet e ardhura nga Kuba dhe Amerika Latine. Banorët e ishullit që kishin emigruar, të njohur si “Los Indianos” ktheshin në vendin e tyre të lindjes, të pasur, të veshur me rroba të bardha dhe kapele Panama. Karnavalet kanariane janë mjaftë të njohura në botë. Ato renditen të dytat për nga popullariteti, pas atyre që zhvillohen në Brazil. /Ilir Çuçi

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?