Karnavalet e Ivrea-s, beteja e 11 mijë ton portokalleve (VIDEO)

5 Mars 2019, 09:46| Përditesimi: 5 Mars 2019, 10:20

  • Share

Ka nisur në Ivrea në Torino, festa e karnavaleve. Dita e parë e festimeve i ka takuar betejës me portokalle. Më shumë se 11 mijë ton portokalle, në duart e 8000 pjesëmarrësve në betejë, kanë argëtuar mijëra të tjerë që kanë pritur me padurim paradën, e cila ngriti siparin e karnavaleve historike që datojnë në shekullin e 12-të.

Karnavalet e Ivrea-s janë një ngjarje unike ku historia dhe legjenda ndërthuren për ti dhënë jetë një feste mjaftë popullore dhe me vlera te forta simbolike, gjatë së cilës komuniteti vendas dhe jo vetëm, përkujton episode nga tirania mesjetare përmes më shumë se 100 personazheve historik.

"Beteja e portokalleve", një traditë që ka marrë formë sidomos për të simbolizuar gjakun e derdhur gjatë revolucioneve, është bërë ikona e karnavaleve të Ivrea-s. Karnavalet zhvillohen përgjatë tri ditëve dhe tërheqin me mijëra vizitorë që rrezikojnë të shndërrohen në shënjestra dhe goditen me frutin ekzotik.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ju vrafte ZOTI!: 05/03/2019 15:41

    O idiote. Po si i çoni dem ushqimet e frutat?!! Po si ka mundesi, kur ka njerez qe s'mund te hane nje kokerr e ju i shkaterroni pa ju dridhur dora gjoja per ca festa budallaqe qe duan te mbajne gjalle ca super idiote e debila qe sillen neper rruge e sorrollaten kot... Nje lekure portokalli DUHET RUARJTUR e bere rreçel e jo te shkohen dem "11 mije ton portokalle"?!!!!. Po ti kishit kthyer ne leng portokalli mor te mjere e lapanjoze e t'ja kishit çuar falas azileve, kopshteve e çerdheve... E sa energji e mund do te duhen pastaj edhe per te pastruar rruget. Keto maskaralleqe vetem per ti rritur adrenalinen e hequr merzine ca gomereve??!!!...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?