Kronikë

Karnavalet, Berati mes personazheve të botës së fëmijëve (VIDEO)

18 Shtator 2021, 14:03| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 14:20

  • Share

Me një atmosferë festive, kostume shumëngjyrëshe e tinguj muzikorë personazhet e botës së fëmijëve dhuruan një “spektakël” karnavalesh mbrëmjen e së premtes në pedonalen e qytetit të Beratit.

Fëmijë të moshave të ndryshme rikthyen traditën e munguar të qytetit muze, ku nën maskat e personazheve më të dashura dhuruan shfaqje artistike për disa orë.

Pjesë e kalendarit të aktiviteteve të qytetit përfaqësuesja e bashkisë Berat, Arisa Toska premton se ky event do të kthehet në një traditë për qytetin.

“Bashkia Berat ka nxitur organizimin e festave në qytet duke para me përparësi gjallërimin e jetës kulturore dhe nxitjen e turizmit . Pjesë e kalendarit festiv vjetor janë dhe karnavalet dhe Bashkia ka rizgjuar këtë traditë të hershme me përfshirjen e shkollave dhe kopshteve të qytetit", tha ajo.

Për donatoren e eventit festiv Irina Kausch ProSeed, festa të tilla janë një mundësi për të mbështetur të rinjtë dhe gjallëruar jetën e qytetit.  

 “Karnavalet janë festuar për herë të parë vjet.  Jemi shumë të kënaqur që kjo traditë vazhdon edhe sivjet . Është një event i gëzueshëm që mbështetet nga të rinjtë beratas. Këtë vit kemi ndryshuar tematikën, është më shumë në fushën e dixhitalizimit,që erdhi pas periudhës së pandemisë", u shpreh ProSeed. 

Një festë me origjinë pagane karnavalet kanë filluar të festohen në Berat para viteve’40 ku individët veshur me kostume e maska sjellin një paradë artistike për publikun.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?