Karkaleci po shkatërron prodhimet bujqësore në Myzeqe, fermerët: S’ka efekt spërkatja! 799 hektarë tokë të infektuara

11 Qershor 2023, 15:49| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 15:55

  • Share

Prania e karkalecit në kulturat bujqësore në zonën e Myzeqesë është kthyer në një shqetësim për fermerët. Insekti që shkatërron prodhimet bujqësore,  po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që asnjë preparat kimik nuk ka bërë efekt.

Mundi i një sezoni, fermerëve të Myzeqesë po ju shkon dëm. Karkaleci i tokës po dëmton shumë të mbjellat në të gjithë zonën, Ndërkohë që po përhapet me shpejtësi në të gjitha kulturat.

Pas 2 vatrave në fshatin Sobos dhe në Tërbuf, një zonë e re është infektuar ne tokat e Savrës.

“Karkaleci na ka dëmtuar jonxhën, domatet, të gjitha. Dhe vjet ishte i shumtë. Edhe vjet 3 lloje karkalecash.. Nuk po nxjerrim asgjë nga ato që kemi mbjell. Po i han të gjitha karkaleci. Kisha mbjellë dhe bizele dhe mi ka ngrënë të gjitha. Nuk luftohet vetëm me një vend. Duhet luftuar në mënyrë të përgjithshme. Kemi bërë spërkatje, djegie. 3 vjet ka ky problem që ne nuk po na lë”, tha një fermer i Myzeqesë.

Edhe pse fermerët kanë kryer spërkatjen me preparate kimike, efekti thonë ato është i papërfillshëm.

“Karkaleci filloi i vogël. Ka filluar të bëhet më i madhe dhe ka filluar të shtohet. Jonxhën, perimet e misrin ka dëmtuar. Kur bëhet i madh nuk ka gjë që e dëmton. U detyruam që jonxhën ta korrim. Ky problem, është viti i tretë që është përhapur në masë”, tha një tjetër fermer.

Kjo problematikë ka tre vite që është kthyer në një problem për fermerët e Myzeqesë dhe sipas informacioneve të marra pranë drejtorisë rajonale të bujqësisë Lushnje, aktualisht janë rreth 700 hektarë tokë të infektuara nga karkalecat.

Shqetësimin e fermerëve të zonës së Myzeqesë e solli në seancën e së enjtes në Kuvend edhe deputeti socialist Erion Braçe. Ai i kujtoi ministres së Bujqësisë Frida Krifca, se nuk ka bërë punën e saj teksa i kërkoi që të shikojë pozicionin e saj në raport me detyrën.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?