Karkaleci bën kërdinë, nis spërkatja e tokave në Belsh! Ministria e Bujqësisë vepron pas kritikave të Braçes

12 Qershor 2023, 20:45| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 22:51

  • Share

Pas denoncimit të deputetit socialist, Erion Brace ka nisur dezinfektimi i tokës, pasi karkaleci ka dëmtuar masivisht të mbjellat e fermerëve në zonën e Belshit.

Ministria e Bujqësisë e nisi spërkatjen nga zona e Belshit, ku janë 60 hektarë te infektuara nga ky insekt.

“Po ndërhyjmë në kohën e duhur me një plan konkret kontrolli dhe dezinfektimi për uljen e popullatave të këtij dëmtuesi. Ne e kemi në kontroll të vazhdueshëm situatën dhe që prej disa muajsh po monitorojmë informacionet e mara nga Drejtoritë Rajonale të Elbasanit dhe të Vlorës, për sipërfaqet e prekura nga insekti dëmtues, ndërsa i kemi kërkuar fermerëve të mos i lënë tokat djerrë, t’i punojnë me mekanikë, pasi ky është një insekt që shfaqet në tokat e papunuara” tha Meçaj.

Sipas drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Roland Meçaj po përdoren insekticide, që janë miqësore me mjedisin dhe prodhimin.

“Tani ne do të bëjmë një ndërhyrje në të gjitha vatrat e prekura me qëllim uljen e popullatës së këtij dëmtuesi duke ndihmuar fermerët në mbrojtjen e prodhimit bujqësor”, tha Meçaj.

Kjo problematikë është mjaft shqetësuese edhe në zonën e Lushnjës ku fermerët thanë një ditë më parë për Report TV se karkaleci ka shkatërruar të mbjellat. Përllogariten mbi 700 hektarë tokë e infektuara nga karkalecat.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 14/06/2023 18:28

    edhe leket e pesticideve i vjedhin maskarenjte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?