Karkalecat 'pushtojnë' Tiranën, Drejtori i Bashkisë për Report TV qetëson banorët: Nuk është i dëmshëm! Ja kur do të zhduken

21 Korrik 2023, 14:10| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 14:30

  • Share

Prej ditësh është vënë re një shpërthim të vërtetë të karkalecave dhe insekteve të ndryshme në Tiranë, mbi të gjitha në zonat më periferike të kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për dezinsektimin e hapësirave publike nga mushkonjat dhe insektet, në të gjitha zonat e Tiranës.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV,  Rozafat Sopaj, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës kërkon të qetësojë qytetarët.

“Karkaleci nuk është një nga shqetësimet kryesore që ka bashkia e Tiranës pasi insektet janë masive në të gjithë kohën e vitit. Karkaleci ndër ta është ndër më të padëmshmit. Më shqetësim është mushkoja e miza si transmetues të viruseve sesa karkaleci”

Prej marsit në mënyrë periodike, bashkia e Tiranës vijon dezinsektimin e zonave publike.

Por pse ky shpërthim karkalecash?

Është një karkalec migrator që ka përfshirë jo vetëm Tiranën por të gjithë Ballkanin. Nuk është shqetësues, nuk pickon. Nuk është i dëmshëm në masë as për bujqësinë. Nuk kemi çfarë i bëjmë se është migrator. Sepse karkaleci në habitatin e vet e ka në zonat bujqësore, por këtij lloj karkaleci i pëlqen drita. Por nuk është shqetësues, pavarësisht bezdisjes" tha   Rozafat Sopaj

Megjithatë Bashkia ka marrë masa për dezinsektimin e zonave publike. Ekipet gjatë natës janë në terren për të dezinsektuar zonat problematike apo ku administratorët shprehin shqetësimin.

“Ju siguroj që brenda muajit gusht, në 15 ditëshin e dytë të muajit gusht nuk do të dëgjoni më të flitet për karkaleca. Ju siguroj që produktet që përdorim ne për dezinsektim janë të certifikuara” tha Rozafat Sopaj, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës për gazetarin Nertil Agalliu.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/07/2023 02:19

    Po te ishte migrator ky fenomen do te ishte i pervitshem me keto permasa,kurse ky fenomen verehet vetem kete vit! Kujdes me sperkatjet se demtoni dhe zogjte e bletet dhe insekte te tjera te dobishme!

    Përgjigju
  • Mega: 21/07/2023 17:32

    Une per vete te Fresku rri e inswkte si sivjet nuk kemi pas asnje vit. Dyshoj se bashkia sivjet ska bere dezinsektim fare, tani ka fillu. Varja, si plot gjera te tjera

    Përgjigju
  • Jan kar-kaleca pellazg: 21/07/2023 16:46

    Pa problem do kaloj.

    Përgjigju
  • Skeni pare gje akoma patronazhsve dhe gruan po ja qin drejtori tani fhe karkaleci ne p...... Dhe salcice dhe ne regull han ata: 21/07/2023 16:28

    Do rugullihet qeveria do punoj oer popullin

    Përgjigju
  • Vapa: 21/07/2023 16:08

    E do dhe karkaleci i shkrete nje ekspres.

    Përgjigju
  • Toni: 21/07/2023 15:29

    Po bashkia Shkoder pse nuk ben dizinsektimin? Edhe ne Shkoder jane shtuar tej mase, edhe ne pallate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?