Karim Benzema

Karim Benzema kërkon largimin nga Al-Ittihad

23 Janar, 16:28| Përditesimi: 23 Janar, 16:29

  • Share

Yjet e futbollit kanë filluar të kërkojnë largimin nga Arabia Saudite. Pas Jordan Henderson, i cili u transferua te Ajax, një tjetër kampion është gati të largohet nga liga arabe për t'u rikthyer në Evropë.

Dhe emri është i rëndë, pasi sipas asaj që u raportohet nga AFP, Karim Benzema ka kërkuar të largohet përkohësisht në huazim nga Al-Ittihad duke pasur parasysh situatën problematike të ish-lojtarit të Realit, gjithnjë e më shumë në mosmarrëveshje me klubin e tij aktual.

Sulmuesi francez është rikthyer në stërvitje në Jeddah, ndërsa skuadra e Gallardos është kilometra larg, në Dubai, ku po përfundon përgatitjet për rinisjen e sezonit, të planifikuar për më 7 shkurt (ndeshja kundër Al Taee).

Benzema u rikthye në Arabinë Saudite të enjten e kaluar, me gati një javë vonesë dhe ish-trajneri i River Plate vendosi ta “dënojë” në këtë mënyrë. Ish-lojtari i Real Madridit e kishte siguruar klubin se kishte mbërritur me vonesë për shkak të një cikloni që e befasoi në Ishujt Mauritius, ku ndodhej me pushime.

Benzema ishte larguar nga skuadra para fundit të vitit 2023, duke humbur në mënyrë të pajustifikueshme tre seancat e fundit stërvitore para pushimeve. E gjithë kjo pas disfatës së rëndë të pësuar nga kampionët në fuqi ndaj Al Nassr të Cristiano Ronaldos. Tanimë Benzema kërkon një largim në huazim dhe janë Arsenal, Chelsea dhe Man. United që kërkojnë shërbimet e tij.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?