e-albania

Kronikë

Karçanaj: E-Albania është pasuri kombëtare, kurseu qindra vite pritje në radha

15 Prill 2021, 18:53| Përditesimi: 15 Prill 2021, 18:55

  • Share

"E-Albania është pasuri kombëtare, një platformë unike që ndryshoi jetën e qytetarëve në marrje e shërbimeve publike". KY është mesazhi në rrjetet sociale i drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj.

Sipas saj falë transformimit të shërbimeve publike nga fizike në sportel në digjitale përmes e-Albania, qytetarët kanë kursyer kohë dhe para.

 Një nga lehtësitë që përfitojnë qytetarët dhe bizneset, falë përdorimit të platformës e-Albania është minizimimi, në disa raste edhe eliminimi i dokumenteve shoqëruese për të marrë shërbimet publike online.

 “11 milionë dokumente shoqëruese janë dhënë për qytetarët falë platformës duke kursyer kohë dhe para për qytetarët.  324 vite janë kursyer në radha falë kësaj pune të bërë nga punonjësit e trajnuar të administratës. Me dhjetëra dokumente nuk kërkohen më në zyrat e shtetit sepse administrata bën detyrën”, shkruan Karçanaj.

Viti 2020, i cilësuar ndryshe si viti i revolucionit digjital, pasi rreth 95% e shërbimeve publike sot janë elektronike solli me vete një ndryshim rrënjësor: Sigurimin e dokumenteve shoqëruese gjatë aplikimit nga vetë punonjësit e administratës publike, duke regjistruar një rekord të ri.

Aktualisht në portalin e-Albania ofrohen 1208 shërbime publike online, nga të cilat 48 dokumente me vulë elektronike. Me transformimin e shërbimeve publike nga fizike në digjitale, për herë të parë, qytetarëve dhe bizneseve i’u hoq barra e madhe e sigurimit të dokumenteve me këmbë, duke u kursyer kohë, para dhe ecejake të panevojshme në zyrat e shtetit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?