Karantina s’ndal dashurinë dhe as këngën, Eva Golemi dhe Ekland Hasa sjellin “Jelekun kadife”

24 Prill 2020, 15:56| Përditesimi: 24 Prill 2020, 16:32

  • Share

Në këto ditë sfidash, kur kryeqyteti bën hapa të ngadaltë, drejt nevojave jetike ahengu tironas lë për pak çaste ankthin pezull. Arti bëhet shëronjës me zërin magjik të sopranos Eva Golemi, dhe dashuria vesh "Jelekun kadife", atë të tabanit popullor. Prej Italisë fqinje, e shoqëron në piano Ekland Hasa, duke krijuar një atmosfere të ngrohtë, që tremb mërzinë e thërret frymën optimiste për të ardhmen. Sepse, jeta vazhdon, dhe filli më i forte që ë mban lidhur me të ardhmen mbetet dashuria.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?