Karantina prill-qershor shtoi lejet e ndërtimit

31 Gusht 2020, 17:15| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 17:18

  • Share

Pandemia mbylli me dhjetëra biznese në vend, por nuk ndali ndërtimet edhe për faktin se ishte një nga sektorët e vetëm të ekonomisë që nuk e ndali punën. Periudha Prill-Qershor edhe pse ishte faza më e vështirë e situatës ekonomike në vend për shkak të karantinës, përsëri ka shënuar një rritje të numrit të lejeve të dhëna krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e dytë të vitit janë dhënë 209 leje ndërtimi, nga 184 leje që u dhanë në tremujorin e parë të vitit . Pavarësisht kësaj rritje në këtë periudhë në raport me vitin 2019 lejet e dhëna kanë pësuar rënie prej 38,3 %.

Por ndërkohë që është rritur numri i lejeve të dhëna është ulur sipërfaqja e miratuar për ndërtesa të reja. Në tremujorin e dytë 2020, sipërfaqja e miratuar për ndërtim është 322.294 m 2 , nga 508.106 m 2 miratuar në tremujorin e dytë 2019, duke shënuar një rënie prej 36,6 %.

Rreth 63.2% e lejeve të miratuara ka qenë për punime inxhinierike, ku përfshihet infrastruktura e transportit, rrugë autostrada, ujësjellës, apo ndërtime industriale. Në total është 14.8 miliardë lekë vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike nga 18,1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2019.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?