Foto ilustruese

'Kapuç, doreza, matrapik dhe varre hekuri në makinë', 22-vjeçari dyshohet se kryente vjedhje, u paraqit në spital me krahun e lënduar, tha se ishte rrëzuar

26 Qershor 2022, 10:04| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 10:08

  • Share

ELBASAN- Rreth orës 02:30 të ditës së sotme, një 22-vjeçar me iniciale D.K., ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit pasi ishte i dëmtuar në krah.

I riu banues në lagjen “Teqe”, Peqin, ka deklaruar se është lënduar në krah për shkak se ishte rrëzuar, por policia gjatë kontrollit të makinës së tij gjeti një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhje.

I riu është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e  Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?