Berat Gjimshiti dhe Rafael Toloi

Kapiteni i Atalantës në fushë, hajdutët i bastisin shtëpinë

10 Mars, 22:35| Përditesimi: 10 Mars, 22:36

  • Share

ITALI - Shtëpia e kapitenit të Atalantës, Rafael Toloi, në lagjen Santa Lucia të Bergamos, është vjedhur të dielën e kaluar, ndërsa futbollisti ishte në fushë gjatë ndeshjes Atalanta 1-2 Bologna.

Lajmi u raportua nga “L'Eco di Bergamo”, që nënvizon se në pak më shumë se një vit, pesë lojtarë të zikaltërve ose ish të Atalantës kanë përfunduar në sytë e hajdutëve ndërsa ishin në fushë. Jeremie Boga, Luis Muriel, Merih Demiral dhe Gianluca Scamacca.

Sipas medias, në veprim është e njëjta bandë, e specializuar për vjedhjet në shtëpitë e futbollistëve. Grabitja është e konsiderueshme pasi nga shtëpia e mbrojtësit zikaltër u morën bizhuteritë dhe orët me vlerë.

Hajdutët, duke ditur që Toloi ishte i zënë në stadiumin Geuiss dhe se familja e tij gjithashtu nuk ishte në shtëpi, kishin mjaft kohë për të vepruar pothuajse të pashqetësuar.

Pasi u zbulua vjedhja policia mbërriti në shtëpinë e Toloit me ekipin mjeko-ligjor për të kryer hetimet.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?