Nacho Fernandez

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

20 Prill, 13:36| Përditesimi: 20 Prill, 13:40

  • Share

Nacho Fernandez, kapiteni i Real Madridit do të largohet nga klubi në fund të sezonit 2023-2024.

Mbrojtësi 33-vjeçar, produkt i akademisë së të rinjve të Real Madridit dhe mbështetës i përjetshëm i klubit, ka zgjedhur të mos e vazhdojë kontratën që skadon këtë verë.

Vendimi i Fernandez hap rrugën për një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërsa do shohë mundësitë si lojtar i lirë për një klub të ri. Real Madrid, me qendërmbrojtësit e njohur Antonio Rudiger, Eder Militao dhe David Alaba, ka të ngjarë të kthehet në tregun e transferimeve për të gjetur një zëvendësues.

18-vjeçari premtues Lent Yoro, i cili ka impresionuar me klubin francez të Lille mund të jetë një objektiv i Real Madridit. Rafa Marin, aktualisht i huazuar te Alaves, thuhet se shihet si një opsion rezervë nëse Yoro bëhet shumë i shtrenjtë. Kjo ndarje, megjithëse jo pa vështirësi, sugjeron që Fernandez kërkon t'i luajë diku tjetër vitet e fundit të karrierës së tij.

Nacho prej moshës dhjetë vjeçare ka qenë pjesë e Real Madrid, teksa si profesionist ka fituar 24 trofe. Prej 23 vitesh ai mban veshur fanellën e Real Madrid dhe vitet e fundit edhe shiritin e kapitenit në krah. 355 paraqitje, ky është numri i aktivizimeve me ekipin e parë për djaloshin e shtëpisë që me kokën ulur, punë dhe pa shumë zhurmë ia ka dalë të fitojë respektin e tifozëve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?