Droga e gjetur në makinë

Kapet 'taksisti' në Lushnje, policia i gjeti në makinë 6 kg kanabis

24 Qershor 2020, 09:32| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 09:34

  • Share

Një 49-vjeçar është arrestuar pasi në mjetin e tij policia e Lushnjes gjeti një sasi prej 6 kilogram kanabis. Në kuadër të operacionit të koduar "Taksisti" u arrestua shtetasi me iniciale O. M., banues në Tiranë.

"Bazuar në informacione të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë,  pasi në vendin e quajtur "Pushimi i shoferit", gjatë kontrollit të automjetit të tij tip "Benz", u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike kanabis sativa", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?