Kokaina e sekuestruar

Bota

Kapet rreth 3 ton kokainë në një anije peshkimi në Spanjë, 5 të arrestuar

18 Prill 2022, 10:12| Përditesimi: 18 Prill 2022, 10:20

  • Share

Tre ton kokainë janë kapur në një anije peshkimi në jug të ishujve Kanarie në Spanjë. Policia arrestoi 5 anëtarë të ekuipazhit të anijes, katër turq dhe një gjeorgjian, të cilët po transportonte drogën.

Anija e peshkimit ‘AKT 1’ u kap rreth 300 milje detare në jug të Ishujve Kanarie, në perëndim të bregdetit afrikan dhe u zbulua se kishte “më shumë se 2900 kilogramë kokainë” në depozitën e karburantit.

Anija e peshkimit ku u kap droga

Anija u kap pas një operacioni ndërkombëtar përmes shkëmbimit të informacionit midis MAOC-N (Qendra e Analizës dhe Operacioneve Atlantike) dhe CITCO (Qendra e Inteligjencës kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar).

Kokaina e sekuestruar

Në bazë të këtij informacioni, policia në Spanjë, kreu kontroll në mjetin lundrues të dyshuar për trafik të paligjshëm droge nga Amerika e Jugut.

Anija ku u gjet kokaina

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?