Bota

Kapet në Meksikë ‘bosi i drogës’ Rafael Quintero! Kërkohej nga SHBA, 37-vite më parë vrau agjentin e DEA

16 Korrik 2022, 10:38| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 10:50

  • Share

Nëntë vite pas daljes nga burgu, Caro-Quintero i cilësuar bosi i drogës në Meksikë dhe i njohur me pseudonimin Narco de Narcos, u arrestua sërish. Ai u gjet i fshehur në një shkurre dhe me vete kishte një shishe ujë.

Edhe pse Quintero nuk është më një figurë kryesore në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestimi i tij simolikisht është cilësuar i rëndësishëm. Mediat e huaja me tituj bombardues, Zot i drogës, apo bosi i drogës, japin detaje se si forcat operacionale e kapën në një shkurre.

Në fakt Rafael Caro Quintero që kur dol nga burgu, bënte jetë të zakonshme, pa asnjë privilegj të emrit që mbante kohën kur vrau agjentin e DEA-s.

“BBC” raporton se ka rënë në pranga “bosi” i drogës, Rafael Caro Quintero, i cili është kapur në shtetin perëndimor të Sinaloa të Meksikës, thotë marina meksikane.

Sipas marinës amerikane, Quintero u kap i fshehur mes shkurreve pas ndihmës së një qeni të stërvitur posaçërisht për aksione të tilla, i quajtur Max, shkruan BBC.

Quintero akuzohej për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e një agjenti të njësisë anti-drogë në SHBA në vitin 1985.

SHBA tha se do të kërkonte ekstradimin e menjëhershëm të Quintero dhe arrestimin e tij e shohin si arritje të madhe .

Quintero ishte një nga tre anëtarët themelues të Kartelit të fuqishëm të Guadalajara. Ai kaloi 28 vjet në burg për vrasjen e ish-agjentit të Administratës Amerikane (DEA), Enrique Camarena.

Vrasja tensionoi marrëdhënie SHBA-Meksikë në atë kohë dhe më vonë u shfaq në serialin Netflix Narcos: Mexico.

Në vitin 2013, një gjykatë në Meksikë shkurtoi dënimin 40-vjeçar të Quintero dhe e liroi atë. Vendimi u rrëzua më vonë nga gjykata supreme e vendit, por Quintero tashmë ishte larguar duke ikur nga sytë e autoriteteve.

Për zyrtarët amerikanë ai u kthye shpejt në trafikun e drogës dhe pse tashmë jo në pozicione drejtimi, dhe Uashingtoni ofroi 20 milion dollarë për çdo informacion që çonte në kapjen e tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?