VIDEO/ Audi plot me drogë drejt Greqisë, bllokohen 51 kg kanabis në Kapshticë, ishin fshehur në shasi! Tre në pranga (EMRAT)

8 Mars, 13:53| Përditesimi: 8 Mars, 20:39

  • Share

Një makinë e mbushur me drogë është bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë operacionit anti drogë të koduar "Again".

Të fshehura në shasainë e makinës janë gjetur 51 kg kanabis.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë tre të persona, shoferi i makinës Audi që tentoi të kalonte drogën ne kufi dhe dy bashkëpunëtorët e tij. Bëhet fjalë për Julian Suljoti, 42 vjeç, Endri Merolli 28 vjeç dhe Stelio Suljoti 24 vjeç banues në Korçë.

"Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara gjatë fazave hetimore të këtij operacioni, ku shtetasi J. S., dyshohej se do të trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Greqisë, organizuan punën dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e automjetit tip "Audi Q7", që ky shtetas drejtonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë,  përfshirë edhe procesin e skanimit të kryer nga autoritetet doganore, në pjesën e shasisë të automjetit, në një vend të përshtatur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 51 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një fabrikë riciklimi për vajrat e automjeteve, në pronësi të shtetasit J. S., u gjet 1 armë zjarri pistoletë tip "Zastava". Së bashku me sasinë e lëndës narkotike dhe armën e zjarrit, u sekuestruan 6 celularë dhe 5 automjete. Nga hetimet e kryera dyshohet se bashkëpunëtorë të 42-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe dy shtetasit e tjerë E. M., dhe S. S", njofton policia.

Operacioni i finalizuar pas hetimeve 1-vjeçare është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare. Krahas kanabisit janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 6 celularë dhe 5 automjete. Droga u zbulua gjatë kontrolleve që bëhen me të gjitha mjetet që hyjnë bë kufi.

Ora 18:40
VIDEO/ 'Q7'-a e mbushur me drogë drejt Greqisë, momenti kur bllokohet në doganën e Kapshticës

 

Policia ka sjellë pamje nga operacioni anti-drogë në doganën e Kapshticës ku u sekuestruan 51 kilogram kanabis. Droga po transportohej me "Audi Q7" drjet Greqisë ndërsa të arrestuar janë tre persona.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?