Foto ilustruese

Kapet me drogë në makinë 35 vjeçari në Dibër, shkaktoi aksident në tentativë për t'i ikur policisë (EMRI)

24 Mars 2023, 16:26| Përditesimi: 24 Mars 2023, 16:31

  • Share

Një 35 vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë Ditar Cerjani i cili në momentin që ka kuptuar se po ndiqej nga forcat e policisë, ka tentuar të largohet me automjetin e tij, por ka shkaktuar aksident duke u përplasur me një tjetër makinë.

Gjatë kontrollit të bërë, atij iu gjetën disa doza të lëndës narkotike ‘cannabis sativa’ të ndarë në doza gati për t’u shitur në qytetin e Peshkopisë. 35 vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?